Rasti në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka mësuar Telegrafi.  Mbledhja e Këshillit pritet që të nis për pak minuta.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.