Boksieri nga Klina që po shkëlqen në Çeki

Suksesi i të rinjve shqiptar nëpër botë viteve të fundit vetëm po shtohet. Ndër ta është edhe një i ri nga fshati Ranoc i Komunës së Klinës, Edmond Zefi, i cili tashmë jeton në Çeki.
Zefi në një intervistë për klinainfo ka treguar historinë e tij të suksesit.
“Unë jam nga fshati Ranoc i Klinës. Tash jetoj në Çeki, ku përfaqësoj klubin BFC Liberec.”
Zefi tregon se ka qenë 5 vite kampion i Kosovës në boks dhe fitues i shumë garave ndërkombëtare si dhe pjesëmarrës në kampionatin evropian.
Zefi sot është takuar me ambasadorin e Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiun, i cili e ka konsideruar Zefin një ndër të rinjtë që përfaqësojnë denjësisht shqiptarët në botë./Klina info