Albin Kurti homazhe tek Shkëlzen Haradinaj dhe Obelisku në Pejë

Në 20 vjetorin e çlirimit të Pejës, pasdite sot Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Albin Kurti dhe një delegacion i lartë e qendrës së këtij subjekti në Pejë të prirë nga Bashkim Lajçi ka bërë homazhe dhe kanë vënë lule tek përmendorja e re e Shkëlzen Haradinajt dhe Obeliskut me emrat e 183 dëshmorëve të Pejës.

Postimi i plotë:
Homazhe për 20 vjetorin e çlirimit të Pejës

Lëvizja VETËVENDOSJE! me një delegacion të përbërë nga kryetari Albin Kurti, kryetari i qendrës në Pejë Bashkim Lajçi, disa deputetë të Lëvizjes dhe bashkë me anëtarë të kryesive të qendrave mbajtën homazhe për 20 vjetorin e çlirimit të Pejës. Në pwrmendoren e re të dëshmorëve të UÇK-së dhe shtatoren e dëshmorit Shkëlzen Haradinaj u vendosën kurora lulesh në nderim të të gjithë të rënëve për çlirimin e vendit. Rrafshi i Dukagjinit dhe vetw Peja ka dhënë gjithmonë dhe pa u kursyer djemtë dhe vajzat e tij më të mira për çështjen kombëtare. Rënia e tyre është gur themeli për ndërtimin e Kosovës. Dëshmia e tyre është fillimi i një lirie të fituar me luftë dhe që mbetet të ndërtohet kolektivisht dhe pandalshëm në paqe. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe amanetit të tyre!”-shkruan Vetëvendosje./