Rama në Kuvendin e Shqipërisë: Rugova e Thaçi i mungojnë sot këaj salle

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë u shpreh se shqiptarët sot, 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë më shumë të drejta se kurrë me parë.

Rama u shpreh besimplotë se njohja e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet, ndërsa solli në vëmendje fakti se edhe shqiptarët në RMV e Mal të Zi kanë sot një kryeparlamentar dhe kryeministër.Sipas Ramës, janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.