Rrokulliset një veturë në Dollc

Një veturë është rrokullisur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Dollc të Klinës.

Vetura ka mbetur skaj rrugës e rrokullisur, ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar, raporton Indeksonline.

Policia rrugore është paraqitur në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.