Lajmi fundit: Edhe 6 persona në Suharekë dalin pozitiv me koronavirus

DCIM100MEDIADJI_0017.JPG

Edhe 6 persona në Suharekë kanë dalë pozitiv me koronavirus, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ky është njoftimi i plotë:

Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19.

Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.

Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.

Bali Muharremaj