Në Klinë nuk largohet bërllogu as para institucioneve shëndetësore

Qytetarët në Klinë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta. Një nga to është edhe ndotja e ambientit.

Mbeturina të shumta po rrinë edhe para institucioneve shëndetësore. Përmes këtyre imazheve shihet bërllogu para Poliklinikës “Biolab – Zafi”.

Pronari i kësaj poliklinike, Zafer Gashi deklaroj se kjo gjendje është e përditeshme dhe se ai disa herë ju ka drejtuar kompanisë së pastrimit dhe Drejtorisë se Shërbimeve Komunale për ta kryer punen si duhet, por sipas tij nuk kanë marrë asnjë masë.

,,Kam shpresue se z. Zenun e Ibër Elezaj do të jenë në nivelin e detyrës bile në këtë kohë të para fushatës, por kot”, deklaron Gashi.