Pacolli e demanton faqen e cila me emrin e tij po mashtron qytetarët se mund t’i fitojnë deri në 880 mijë euro

Një faqe në Facebook me emrin “???????_???0??? ???? ????” po mashtron qytetarët se mund të fitojnë shuma parash deri në 880 mijë euro, nëse shkruajnë emrin e tyre në koment dhe nëse klikojnë në një link për t’u regjistruar,

Se ky është një mashtrim e ka konfirmuar për Gazetën edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, multimilioneri Behgjet Pacolli.

“Është total fake. Unë nuk kam lidhje me këtë postim, as deri në këtë moment nuk kam dëgjuar e as nuk e kam pa çka po ndodh. Nuk ka të bëj as me mua e as me entourathin tim”, tha Pacolli për Gazetën .

Deri në këto momente pre e këtij mashtrimi kanë rënë mbi 6 mijë e 800 qytetarë të cilët kanë komentuar dhe kanë tentuar “të regjistrohen” në linkun e paraqitur në këtë faqe të rreme.

Ndërkaq postimi deri më tani është shpërndarë nga të paktën 1 mijë e 200 persona./