Ballkani në telashe, Ludogoretsi shënon golin e tretë

Ballkani po pëson 3:0 nga kampioni bullgar, Ludogoretsi. Për 3:0 shënoi Matias Tissera në minutën e 49-të.

Ballkani po vuan nga gabimet e shumta në mbrojtje

Ballkani po pëson 2:0 pas pjesës së parë
Ballkani është duke pësuar 2:0 pas pjesës së parë të ndeshjes në Razgrad të Bullgarisë. Ludogoretsi kaloi në epërsi që në minutën e katërt. Pas një gabimi në mbrojtjen e kampionit kosovar, Bernard Tekpetey shënoi për 1:0.

I njëjti lojtar realizoi për 2:0 në minutën e parë të kohës shtesë. Tani rezultati i përgjithshëm është 2:2.

Ludogoretsi ka pasur edhe disa raste të mira në pjesën e parë, por Enea Koliçi nuk u mposht. Ndërkohë Ballkani kishte disa gjysmëraste.