Digjet një kombi i Policisë në autostradë

Një kombi i Policisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në Shkabaj të Obiliqit.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar dhe se çfarë kanë qenë shkaqet që kanë bërë të digjet ky automjet.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet relevante të Policisë si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri më tani.