Sot diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në intervale dhe zona të caktuara do të përcillen me reshje lokale shiu. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht në veri të vendit.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C