VIDEO– Këto janë veturat milionëshe që u sekuestruan në auto sallonin “Lipjani”

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë Themelore të Ferizajt ka zbarkuar tek lokalet e “Auto Sallonit Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë, mëson Insajderi nga burimet e saja.

Në kuadër të një aksioni që ka ndërmarr sot në tri komuna, Ferizaj, Vushtrri dhe Prishtinë janë bastisur rreth 21 auto sallone, shtëpi e lokale.

Ndër to është edhe “Auto sallon Lipjani”. Pronar i këtij salloni është Mahir Arifi.

Insajderi mëson se këtij i janë sekuestruar rreth 10 vetura, njëra ndër to është një veturë me çmim rreth 500 mijë euro.

Gazeta ta kontaktuar autosallonin por sapo ka mësuar pyetjen ai ka ndërprerë telefonatën.

Këto janë veturat e sekuesturara:

Aksioni që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit është zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale: Fajde, Shmangia nga tatimi dhe Detyrimi. / Gazeta Insajderi/