Xhudistet kosovare nisin vitin olimpik, sot zbresin në qilimin e “Grand Prix Tel- Aviv”-it

Sot dhe nesër, xhudistet kosovare do të marrin pjesë në “Grand Prix Tel Aviv”, që zhvillohet në Izrael.

Përveç Nora Gjakovës, tri xhudiste të tjera do të marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion (garë) të tillë.

Kjo është gara e parë e vitit olimpik, ku fitohen pikë olimpike.

Në këtë “Grand Prix”, Kosova merr pjesë me katër garuese: Erza Muminoviqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

Erza, Flaka dhe Laura do të marrin pjesë për herë të parë në një garë të këtij niveli.

Erza Muminoviqi në meçin e parë takohet me brazilianen Sarah Menezes, hiç më pak se kampione olimpike në Londër 2012, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Nora Gjakova në meçin e parë takohet me garuesen nga Hong- Kongu, Sum Po Leung.

E Flaka Loxha në meçin e parë takohet me garuesen nga Kazakistani, Sevara Nishanbayeva.

Kurse, Laura Fazliu ndeshet pasnesër dhe në meçin e parë takohet me fituesen e duelit ndërmjet ruses Ekaterina Valkova dhe meksikanes Prisca Awiti Alcaraz.