Klina ndër komunat më të vlerësuara në Kosovë, fiton afër 800 mijë euro grant

KOMUNA E KLINËS FITON MBI 776 MIJË EURO NGA GRANTI I PËRFOMANCËS, DUKE U RRADHITUR NDËR 6 KOMUNAT MË TË MIRA NË KOSOVË

Të nderuar qytetarë të Klinës,
kam kënaqësinë t`ju jap sot një lajm shumë të mirë.
Pas vlerësimit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me DEMOS dhe donatorët e saj, ambasadën Suedeze, Norvegjeze dhe atë Zvicerane, për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2023 sipas performancës së komunave për vitin 2021, Komuna e Klinës është ndër 6 komunat e vetme në Kosovë që ka marrur vlerësim pozitiv dhe ka fituar grantin në vlerë prej 776.403,11 euro.

Falënderoj Ministrinë̈ e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, donatorët e Grantit të Performancës, ekzekutivin dhe zyrtarët komunal dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të jetesës.
Në bazë të kërkesave të qytetarëve dhe nevojave që kanë, ne kemi dërguar një listë të projekteve që do të realizohen, ndërsa me bashkëfinancim nga komuna, shumë e investimeve do të kalojë 2 milion euro.
Projektet që do të realizohen:

1- Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit në Klinë – Projekti kryesor,
2- Rregullimi i shtratit të lumit “Klina”,
3- Rinovimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Klinës,
4- Asfaltimi i rrugës “Afrim Haliti” në Jashanicë,
5- Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Klinës,
6- Fasadimi i ndërtesave të vjetra në qytet – Faza e dytë,
7- Rregullimi i oborreve të ndërtesave fetare dhe varrezave,
8- Shtrimi i rrugëve fushore me zhavorr dhe pastrimi i rrjedhave ujore në Komunën e Klinës,
9- Blerja e e-kioskut.