Policët shqiptar në Amerikë mblodhën 60 mijë dollarë për familjen e Afrim Bunjakut

Policët shqiptar të cilët punojnë në New York dhe New Jersey kanë mbledhur 60 mijë dollarë për t’ia dhuruar familjes së heroit, rreshterit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku.

Çekun me këto të holla e ka pranuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj.