Zyrtare: UEFA cakton datën e ndeshjes Maqedoni – Kosovë

Është caktuar data e ndeshjes gjysmëfinale të Play-off në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

UEFA ka vendosur që ndeshja do të luhet me 14 tetor të këtij viti në stadiumin e Shkupit,
Fituesi i kësaj ndeshje do të luaj në finale me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Vetëm një nga të katër skuadrat mund të fitoj biletën për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.