Para 16 vitesh humbën jetën në mina, Leotrim Adem dhe Ardit Gashi kujtohen me mall nga familja

Leotrim, Adem dhe Ardit Gashi nga Gremniku i Klinës, në vitin 2005 ranë aksidentalisht mbi mina dhe vdiqën.

Pasoja këto të luftës së fundit, që tri lule të njoma nuk arritën ta jetojnë lirinë.

Me dhimbje, mall e lot sot i kujton familja në 16 vjetorin e vdekjes.

Ky është postimi prekës në FB;

Sot u ben 16 vite pa me te dashurit tonë
U desht edhe Gjaku juaj i njom qe ne te jetojm ne Liri gjithmon ne Zemrat Tona

Kam fillu me ta harru zerin. A do ta besoje? Ndonjehere me kujtohet buzeqeshja jote ose fjalet tua. Ka nete ku endrroj te kujtoj veq nje copez bisede me ty, e nuk ja dal.
Ka dite kur njerzit me flasin e une, edhe pse jam pran nuk jam aty. Mendimet me fluturojne tek hera e fundit qe te kam degjuar zerin tend, herë me duket qe ka ndodh dje, aq te fresket e kam dhimbjen, e herë tjera me duket se kan kaluar shekuj – kaq te madh e kam mallin.
Ta kam harru ndonje amanet edi… kujtesa me eshte bere shok i keq – me ka tradhetuar shume here. E une perseri e falë dhe i lutem qe te m’i kthej para syve ato pak fragmente te fytyres tende qe i ka derguar diku larg .
Fotografitë nuk flasin, e unë qdo dite me shume kam nevojë per fjalë. Nuk keshillojnë, nuk perqafojne, nuk me falin dashuri si ti .
Fotografitë heshtin e une ndihem i vogel…prehu ne paqe Vellau jem i dashur!