Ftohtë e ngrica, parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Sipas IHMK-së, për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes