Ushtarët britanikë nisin patrullimin në vijën kufitare

Ushtarët britanikë nga Forca Strategjike e Rezervës së NATO-s,  po kryejnë patrulla përgjatë Vijës Administrative të Kufirit në veri, duke ofruar kështu dhe mjete inxhinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale atje.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se  njësia u mobilizua pas rritjes së tensioneve në Kosovë, me qëllim që të sigurojë aftësinë e KFOR-it,  për të përmbushur mandatin e saj,  për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Ushtarët britanikë nga Forca Strategjike e Rezervës së #NATO, kryejnë patrulla përgjatë Vijës Administrative të Kufirit dhe ofrojnë mjete inxhinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë. Njësia u mobilizua pas rritjes së tensioneve në Kosovë, me qëllim që të sigurojë aftësinë e #KFOR për të përmbushur mandatin e saj për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.