Kurti: Aplikimin për anëtarësim në BE do ta dorëzojmë këtë javë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai gjatë mbledhje së qeverisë, tha se ka ardhur koha që “statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim”.

“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai.