Tërmeti në Shqipëri, publikohen të dhëna shtesë

Sot është raportuar për lëkundje të tokës në Shqipëri,

Magnituda e tërmetit raportohet të ketë qenë 4.6 e shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km.

Qendra Evropiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 21 kilometra nga Durrësi.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lezhë.

Nuk ka raportime për dëme apo persona të lënduar.