Hajnat e maskuar demoluan me mjete shpërthyese bankomatin e një banke në Klinë

Banka “Raiffeisen” në Klinë është rrethuar me shirita të policisë, dyshohet se persona të maskuar kanë përdorur mjete shpërthyese për të realizuar grabitje, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Këtë rast për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se persona të maskuar me mjete shpërthyese kanë demoluar bankomatin e bankës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar me mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke.  Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Njësitet relevante policore janë duke punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, tha Nikçi

Ende nuk dihet nëse kanë arritur të vjedhin para.

Fotografi nga vendi i ngjarjes.

SHARE