Vdes i burgosuri 85-vjeçar

Mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur i burgosuri 85-vjeçar,

Kështu njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës ku thotë se i burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. 

I njëjti ishte dënuar me dhjetë vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”.    

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. H, viti i lindjes 1935.

I burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK.

I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.