Qytetarët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja protestojnë kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare

Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri para Qeverisë së Kosovës.