Mediat serbe raportojnë se një 19 vjeçar nga Kosova është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur.

Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”.

Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.

Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre, nëntëmbëdhjetë vjeçarin nga Kosova, shkruan mediumi serb.

“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, thotë një shofer kamioni nga Bosnja.

Një burrë vrapoi në kufi dhe kërkoi ndihmë

Ende nuk dihen detaje, por bëhet e ditur se këta dy të persona që janë sulmuar janë nga Kosova.

Ata kanë kaluar pikën kufitare “Batrovci” dhe janë nisur në këmbë në drejtim të fshatit. Njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë një grupi sulmuesish, të cilët, siç mësojmë jozyrtarisht, i kanë sulmuar këta dy persona ndoshta me thika. Një burrë (35) i cili ka arritur të shpëtojë ka vrapuar drejt kufirit dhe ka kërkuar ndihmë.

I riu ka marrë disa plagë me thikë në trup.

Burri që arriti të arratisej u transferua në stacionin policor në Shid, ku njohu një nga sulmuesit. Siç mësojmë, policia është në kërkim intensiv të një emigranti nga Afganistani.