Kupa e Kosovës luhet në fundjavë, ndeshja kryesore në kryeqytet

Futbolli kosovar do të rikthehet në këtë vikend me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen.

Të shtunën më 4 shkurt do të luhen ndeshjet si Liria – Llapi, Ballkani – A&N, Feronikeli 74 – Trepça ’89 dhe Flamurtari – Vushtrria.

Kurse të dielën më 5 shkurt do të luhet Gjilani – Vjosa, Behari – Prizreni, Malisheva – Fushë Kosova dhe Prishtina – Dukagjini