Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që në këtë spital janë të shtrirë 72 pacientë të infektuar me COVID-19,

Prej tyre, 16 pacientë janë në gjendje të rëndë e 55 janë me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë pranuar pesë pacientë.

Gjithashtu, përmes këtij njoftimi është bërë thirrje për vaksinim për mbrojtje nga koronavirusi.