Arrestohet një person në Klinë, kapet duke u kujdesur për kanabis

Një person është arrestuar pasi policia e ka zënë duke u kujdesur për bimët narkotike që i kishte kultivuar,

Rasti ka ndodhur në Klinë ku janë gjetur gjashtë bimë të llojit kanabis Sativa. Pas kësaj, policia e ka bastisur shtëpinë e të dyshuari dhe i ka konfiskuar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. dhe një palë dylbi të armës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.