Kosova me rezolutë dënon sulmin terroristë të Serbisë në veri të vendi

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka dënuar me termat më të rëndë, sulmin e organizuar nga Serbia në veri të vendit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Rezoluta është harmonizuar me të gjitha Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në përjashtim të Listës Serbe e cila tash e disa seanca bojkoton punën e Kuvendit.

Kjo rezolutë ka marrë 97 vota, nuk ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.