Ish-kryetari i Klinës dënohet me 6 muaj burgim dhe me 1.200 € gjobë!

Ish-kryetari i Klinës dhe zyrtari i PDK-së, Sokol Bashota, është dënuar me një vit burgim (me kusht) nga Gjykata Themelore e Pejës.

Ai u akuzua për veprën penale “Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Gjyqtarja e rastit, Sabrije Rraci, dha hollësi rreth këtij aktgjykimi,

“Dënim me kusht, burgim 6 muajsh. Dënimi nuk do të ekzistohet brenda 1 viti nëse i pandehuri nuk kryen tjetër vepër penale dhe 1.200 euro gjobë, brenda 15 ditësh. Nëse i pandehuri nuk e paguan, ajo do të zëvendësohet me  burgim. 1 ditë burgim, 20 euro gjobë”, deklaroi gjyqtarja.