“Gratë për gratë” është iniciativa më e re e PDK-së e cila do t’i dëgjojë hallet e tyre ku do nëpër Kosovë

“Gratë për gratë” është iniciativa më e re e PDK-së, përmes së cilës do të takohen gratë kudo nëpër Kosovë dhe të dëgjohen hallet e tyre. Udhëheqësja e Departamentit për Çështje Gjinore, deputetja Blerta Deliu, ka vizituar sot gratë e strukturave të PDK-së në Prizren dhe ktyetarin e kësaj dege, Shaqir Totaj. Në takim u diskutua për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Prizrenit gjatë kësaj periudhe. “Mungesa e qerdheve mbetet brengë për familjet e poasaçërisht gratë e këtij qyteti. I anashkaluar dhe pa mbështetje ka mbetur tërësishtë sektori privat. Bizneset në përgjithësi, por ato të grave në veçanti, jo vetëm që nuk janë stimuluar por shumë prej tyre edhe janë shuar gjatë këtyre muajve”, theksohet në komunikatën e PDK-së.