Një grua dhe një burrë vdesin nga koronavirusi në spitalin e Vushtrrisë

Dy persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në spitalin e Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.

Koordinatori i këtij spitali, Dr. Bujar Pllana i ka thënë Sinjalit se dje pasdite ka vdekur një grua 87-vjeçare, ndërsa një burrë ka vdekur sot në mëngjes.

“Në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë. Njëri ka vdekë dje në orët e pasdites, një ka vdekë sot në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Pllana. /