Besim Hoti në Izbicë, homazhe në 23 vjetorin e Masakrës

Në 23 vjetorin e Masakrës së Izbicës, kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti ka bërë homazhe te varrezat e të rënëve.

Ai me këtë rast ka thënë se burra, gra, pleq e fëmijë, u vranë veç pse ishin shqiptarë.

Ky është postimi i Hotit në FB:

Më 28 mars 1999 në Izbicë të Komunës së Skenderajt, forcat militare dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 147 shqiptarë.
Burra, gra, fëmijë, të gjithë të pa armatosur, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.

LAVDI TË GJITHË RËNËVE PËR LIRINË E KOSOVËS !