Rritet numri i aksidenteve në vendin tonë, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 73 të tilla

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar e pasoja fatale, ndërsa 28 me persona të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidenti ku një person mbeti i vdekur ka ndodhur në Podujevë, kurse aksidentet tjera kanë ndodhur pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

Poashtu, në raportin e policisë, thuhet se ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar 2034 gjoba.