Ndahet nga jeta në moshë të re trajneri i njohur kosovar, Illmen Bajra

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e basketbollit. Trajneri i njohur kosovar, Illmen Bajra, është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare,

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga KB Prizreni.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.

Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin”, thuhet në komunikatë.