Ilir Shaqiri publikon këngën për Kombëtaren Shqiptare, “Përjetësisht me ty”

Ilir Shaqiri, ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me Tifozat Kuq e Zi për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kënga i kushtohet Kombëtares së Shqipërisë para Evropianit të 2024-s ndërsa mbanë titullin “Përjetësisht me ty”.

Kënga do të këndohet live nga këngëtari kosovar me 23 dhjetor në Tiranë për ndër të 20-vjetorit të themelimit të Tifozëve Kuq e Zi.