Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë lënduar dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

SHARE