Qytetarët sulmojnë veturën ku hipi serbi i cili përdhosi trupat e pajetë në Krushë të Vogël

Qytetarët e Prizrenit kanë sulmuar veturën e Shërbimit Korrektues, momentin që serbi i dënuar me 22 vjet burg për krime lufte, Drko Tasiq, ka hipur në të për t’u transferuar nga Gjykata për në burg.

Të revoltuar për krimet e kryera të Tasiqit, 21 vjet më parë, në luftën e fundit në Kosovë, prizrenasit nuk janë përmbajtur kur Tasiq ka dalur nga Gjykata dhe është nisur për në burg.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël./