KAPLOHET NGA ZJARRI NJË SHTËPI, KA TË LËNDUAR

Një person në Ferizaj ka raportuar në polici se në shtëpinë në të cilën ka qenë duke banuar, pronë e një tjetri, është përfshirë nga zjarri i cili është shkaktuar nga një qiri që ka qenë i ndezur.

Ankuesi gjatë tentimit për të shuar zjarrin ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin. Ndërkaq gjatë shuarjes së zjarrit, lëndime ka pësuar dhe një zjarrfikës i cili ka marrë tretman mjekësor.