Dallku komenton momentin e penalltisë: Jemi duke u penalizuar, loja e futbollit është një lojë burrash dhe ashtu duhet të luajmë

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës.

Dukagjini barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Gjilanit, në një ndeshje mjaft interesante.

Pas takimit, trajneri Armend Dallku komentoi takimin dhe përgëzoi Gjilanin për lojën.

“Meritum më shumë, por për pak sa nuk humbëm edhe këtë pikë. Dëshira e të gjithëve ishte që të jepnim gol.
Më gëzon fakti që lojtarët po e kryejnë detyrën sikurse edhe jemi pajtuar. Nuk e kemi lënë që të rrezikojmë shumë, neve na mbetet punë për të bërë. Me një angazhim të tillë, mund të dalim nga fundi i tabelës”.

“Më pengon fakti që jemi pezulluar disa herë nga penalltitë këtë sezon, për një shtyrje të vogël për një prekje të vogël, jemi duke u penalizuar. Loja e futbollit është një lojë burrash dhe ashtu duhet të luajmë”, tha Dallku për Art Sport.