Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia ka shqiptuar 1 mijë e 610 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 248 tiketa për shkelje të ligjit antiCOVID.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 39 persona dhe 25 janë dërguar në mbajtje.