Ky është 26-vjeçari që u vra me thikë në Mitrovicë

Një person mbeti i vdekur mbrëmë në Mitrovicë pas plagëve që mori nga therja me thikë.

Një person mbeti i vdekur mbrëmë në Mitrovicë pas plagëve që mori nga therja me thikë.

Në lidhje me rastin, të dyshuar janë dy persona, që aktualisht janë në arrati.

Për rastin në fjalë, policia njoftoi përmes raportit 24-orësh.

E zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se viktima e këtij rasti është një 26-vjeçar .

“Reth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021,  është raportuar se në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, se një person viktima mashkull  kosovar A. M. 26 vjeçar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq mediat lokale në Mitrovicë kanë dhënë detaje edhe për identitetin e viktimës.

Bëhet fjalë për Albert Mujën.

Detaje të tjera në lidhje me motivin e këtij konflikti që çoi në vrasje nuk dihen ende.