Kurti do t’i prijë listës së VV-së në zgjedhje, do të ketë bashkëpunim me Osmanin

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Albin Kurti do t’i prijë listës së tyre në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, teksa bëri të ditur se me Vjosa Osmanin do të kenë bashkëpunim ose para ose pas zgjedhjeve,

“Zoti Kurti do t’i prijë Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse duhet ta sqaroj këtë sepse organet e Vetëvendosjes ende nuk kanë vendosur që ta formalizojnë dhe zyrtarizojnë kandidaturën e Albin Kurtit. Pra përveç se do të jetë kandidat për kryeministër edhe do të jetë kandidat për kryeministër dhe për këtë nuk ka asnjë pengesë ligjore e as kushtetuese”, ka thënë ajo.

Po ashtu Haxhiu bëri të ditur se me Vjosa Osmanin do të kenë bashkëpunim ose para ose pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim vetëm me listën e Vjosa Osmanit… Ajo çfarë është e qartë për momentin është që do të ketë bashkëpunim ose para ose pas zgjedhjeve“, u shpreh Haxhiu.

Mbrëmë ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt.

Ndërsa në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021.