Ja sa do të zgjasë një orë mësimore kur të nis viti i ri shkollor

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, ka dhënë detaje për mënyrën e organizimit të orëve mësimore kur të fillojë viti i ri shkollor.

Ai ka thënë se shtyerja e mësimit për dy javë ka ndodhur për shkak të pandemisë, teksa thekson se një orë mësimore është planifikuar të shkurtohet për 15 minuta.

“Një orë mësimore nga 45 minuta sa është do të shkurtohet në 30 minuta. Klasat do të ndahen në dysh. Për punën e shtuar të mësimdhënësve po bëjmë çmos që të kompensohet.”

“Sigurisht jo nëse iu shtohen dy orë, por më shumë. Edhe për mësimdhënësit mbi 60 vjeç do të gjejmë zgjidhje”, deklaroi ndër të tjera Rexhaj në Debat Plus.