Aksidenti i rëndë në Drenas: Viktima ishte 27 vjeçar

Një 27 vjeçar tashmë është konfirmuar se ka vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi sonte në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Mjeku kujdestar i QKMF-së në Drenas, Fahredin Shala ka dhënë detaje për Klan Kosovën, se si ishte gjendja e të aksidentuarve kur morën njoftimin nga Policia e Kosovës.

”Rreth orës 21:40, kemi pranuar thirrjen nga policia, kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi konstatuar se një viktimë ishte pa shenja jete”.