Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension si veteranë të UÇK-së

36 mijë e 804 persona kanë përfituar nga skema për veteranët e luftës gjatë vitit 2021.

Kjo është bërë e ditur në një raport që Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  lidhur me “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt të vitit 2021.

Në raportin e ASK-së theksohet se bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2021, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 36,804, prej tyre 34,562 ishin veteranë të UÇK-së, ndërsa 2,242 ishin familje që përfitojnë nga kjo skemë pas vdekjes së veteranit.

Përfitues nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 293 përfitues, ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 023 përfitues.