33 mijë e 952 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

33 mijë e 952 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë.

Në 24 orët e kaluara nga 14 mijë e 479 testime, tre mijë e 628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje prej këtij virusi.

Janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 991.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë katër mijë e 397 doza të vaksinës kundër COVID-19. E prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.