Detaje nga protesta e djeshme/ Ja sa policë u lënduan

Protesta e djeshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike mblodhi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve në sheshet e Prishtinës.

Po, me të arritur marshi protestues në Sheshin “Skënderbeu”, hasi ne policinë, e cila ishte e përgaditur për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Qeverisë.

Sipas raportit policor, katër zyrtarë policor janë sulmuar nga protestuesit, teksa tre prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë (NN) 29.01.2022 – 14:27. Gjatë mbajtjes së protestës nga disa qytetar të cilët kanë shprehur pakënaqësitë tyre lidhur me shtrenjtimin e  energjisë elektrike, nga ana e protestuesve janë sulmuar katër zyrtarët policor, ku tre prej tyre  kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në raportin e policisë.