Itali – Austri shkon në vazhdime

Ndeshja mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Austrisë ka shkuar në vazhdime me dy pjesë nga 15 minuta.

Një lojë e mirë, por pa gola nga dy kombëtaret.

Kombëtrja e Austrisë shënoi një gol në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi atë si pozitë jashtë-loje.

Kujtojmë që takimi po luhet në stadiumin e madh londinez, ‘Wembley’.