​Profesor Xhevdet Pantina do të mbajë ligjërate në katër universitete izraelite

Ajo ka vizituar Fakultetin e Arteve dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Nikoqiri i takimit në Fakultetin e Arteve, Profesor Xhevdet Pantina ka njoftuar se janë ndjerë të nderuar me vizitën e ambasadores Kamm, e cila ka njoftuar po ashtu se në hapësirat e Fakultetit të  Arteve do të mbahet Java e filmit izraelit.

Profesor Pantina u njoftua nga ambasadorja izraelite, për ftesën që i kanë bërë katër universitete prestigjioze të Izraelit për të ligjëruar gjatë muajt janar të vitit 2020. Pantina po ashtu u njoftua edhe për hapjen e ekspozitës së tij personale në Izrael, për nder të Fetës së 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Universitete ku Pantina do të ligjërojë janë: Givat Haviva College, Ben Gurion University, Ein Gedi Artist Village dhe Tel Aviv Art Academy./